Aktualitet

Dogji 30 ha tokë dhe 500 rrënjë ullinj, arrestohet kryeplaku në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 21/08/20 |
Al Do

Kryeplaku i fshatit Skrevan ka rënë në pranga për zjarrëvënie në mjedise pyjore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullote si dhe qindra rrënjë ullnj, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin L. I, banues në fshatin Skrevan, Ura Vajgurore me detyrë Kryeplak i fshatit Skrevan.

Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 hektarë sipërfaqe kullotë dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” ./ Opinion.al

Pas