Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë të lirë, dy protestuesit që u arrestuan të hënën.
Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit Astrit Cara dhe Besnik Balani.
Të dy të sipërpërmendurit janë arrestuar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për ardhjen e Aleksandar Vuçiçit në Tiranë.
Cara dhe Balani u akuzuan për djegien e 4 flamujve serb të hënën.
Ata u akuzuan për veprat penale të nxitjes së urrejtjes dhe përdhosjes të simboleve kombëtare./Opinion.al