Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DOGE e Elon Musk i dërgoi kërkesa për informacion, jep dorëheqjen Drejtuesja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore të SHBA 

2025/02/18 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DOGE e Elon Musk i dërgoi kërkesa për informacion, jep dorëheqjen Drejtuesja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore të SHBA 

Komisionerja në detyrë e Administratës së Sigurimeve Shoqërore dha dorëheqjen pas kërkesave nga ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, për qasje në informacionet e përfituesve të Sigurimeve Shoqërore, sipas dy personave me njohuri nga largimi i zyrtares, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonim. 

Largimi i Komisioneres në detyrë Michelle King nga agjencia gjatë fundjavës, pas më shumë se 30 vitesh pune në të, pasoi vendimin e saj për të refuzuar kërkesën e punonjësve të DOGE për qasje në të dhënat personale të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, thanë dy burimet anonime të hënën. Shtëpia e Bardhë e zëvendësoi atë me zotin Leland Dudek, i cili aktualisht punon në Administratën e Sigurimeve Shoqërore. 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields, lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje duke thënë: “Presidenti Trump ka emëruar zotin Frank Bisignano për postin e udhëheqësit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore dhe ne presim që ai të konfirmohet (nga Senati) me shpejtësi në javët e ardhshme. Ndërkohë, agjencia përkohësisht do të drejtohet nga një ekspert karriere kundër abuzimit të fondeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së komisionerit”. 

Dorëheqja e komisioneres në detyrë Michelle King nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është një nga disa largime të zyrtarëve të rangut të lartë të shqetësuar për mundësinë e qasjes së paligjshme të personelit të DOGE në dhënat personale të taksapaguesve. DOGE ka patur qasje në sistemin e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe po përpiqet të fitojë qasje në të dhënat e Agjencisë së Taksave. 

Që kur Presidenti republikan Donald Trump filloi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij miliarder Elon Musk hyri me shpejtësi në agjencitë federale përmes grupit DOGE. Nancy Altman, presidente e organizatës “Social Security Works”, që merret me mbrojtjen e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore, kritikoi përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë duke thënë se “nuk ka asnjë mënyrë për të shprehur me fjalë se sa serioze është kjo shkelje. Nga ajo që unë kam kuptuar deri me tani, shkelja tashmë ka ndodhur.” 

“Informacioni i mbledhur dhe i mbajtur në mënyrë të sigurt nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është shumë i ndjeshëm”, tha ajo. “Administrata e Sigurimeve Shoqërore ka të dhëna për të gjithë ata që kanë një numër të Sigurimeve Shoqërore, pra pothuajse të gjithë amerikanët, të gjithë ata që kanë sigurime shëndetësore qeveritare dhe çdo amerikan me të ardhura të ulëta që ka aplikuar për programet e ndihmave sociale.” “Nëse ka një qëllim të keq për të ndëshkuar armiqtë e perceptuar, dikush mund të fshijë të dhënat tuaja të të ardhurave, duke e bërë të pamundur marrjen e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore për të cilat ata mund të kenë dhënë kontribute.” 

E ardhmja e Sigurimeve Shoqërore ishte një çështje politike që u debatua gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2024. Rreth 72.5 milionë njerëz, përfshirë pensionistë, persona me aftësi të kufizuara dhe fëmijë, marrin përfitime nga sigurimet shoqërore./Voa 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 

Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 

Hamasi do të dorëzojë të enjten katër pengje, përfshirë dy fëmijë, drejt fundit faza e parë e armëpushimit 

Hamasi do të dorëzojë të enjten katër pengje, përfshirë dy fëmijë, drejt fundit faza e parë e armëpushimit 

“S’mund të njolloset lufta e UÇK”, Blendi Fevziu: Akuza e trafikimit të organeve nuk ekziston! 

“S’mund të njolloset lufta e UÇK”, Blendi Fevziu: Akuza e trafikimit të organeve nuk ekziston! 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com