Aktualitet

Doganat përsërin gafën: Krahasojnë  6 mujorin me 9 mujorin, nxjerrin shifrat përmbys  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 02/11/15 |
b.f

 

Në buletinin fiskal të 9 mujorit, të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregohet një rritje e ndjeshme e importeve të mallrave të akcizës, për periudhën janar-shtator, në një kohë që Ministria e Financave e ka konsideruar në ulje këtë import. Ky fakt, e ka bërë revistën “Monitor ” të shohë pak më shumë përtej këtij informacioni, për të parë një vëzhgim më të detajuar, në të cilin ka rezultuar një gaë e përsëritur nga Drejtoria e Doganave. “Nga një vëzhgim i detajuar i të dhënave, rezulton se në grafiqet e tyre doganat kanë krahasuar të dhënat për 6 mujorin 2011-2014 dhe 9 mujorin e vitit 2015, çka ka sjellë dhe rritjen e lartë.  Nuk është hera e parë që doganat bëjnë një gafë të tillë, që mund të kapet me një sy të lirë, teksa edhe një vit më parë krahasuan të dhënat e katërmujorit me tremujorin, duke i nxjerrë sërish mallrat e akcizës me rritje të lartë”, bën të ditur “Monitor”. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, importet e mallrave të forta të akcizës, karburante dhe cigare kanë vijuar me rënie në fund të periudhës 9-mujore në krahasim me një vit më parë.

Edhe eksportet me deklarata kontadiktore

“Përgjatë gjithë këtij viti, ministri i ekonomisë dhe kryeministri kanë deklaruar disa herë për një rritje të fortë të eksporteve, ndërkohë që të dhënat e INSTAT kanë treguar se gjatë gjithë vitit eksportet kanë qenë me rënie, që për 9 mujorin ishte gati 4%”, shkrun “Monitor”. Një deklaratë të tillë kryeministri Edi Rama e bëri dhe të premten e kaluar në konferencën e organizuar nga Banka e Shqipërisë me Universitetin e Oksfordit, kur tha se eksportet për 6 mujorin janë rritur me 11% (të dhënat e INSTAT raportojnë një rritje prej rreth 5% për periudhën në fjalë).

Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme!

 

Me poshte: Tabelat e importeve, sipas Drejtorise se Doganave

dogana 2

 

 

dogana3

 

karburantet

 

 

 

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas