Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doganat e Trumpit: Kush e cënon realisht tregtinë e lirë?

2019/10/06 at 10:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Doganat e Trumpit: Kush e cënon realisht tregtinë e lirë?

“Donald Trump” dhe “lufta e doganave” – të dy togfjalëshat sikur janë të lidhur me njëri- tjetrin. Por a është BE vërtet më i mirë në këtë drejtim? Felix Steiner heq mënjanë disa paragjykime.


A bëhet e gabuar diçka e drejtë, vetëm sepse atë e thotë personi i gabuar? Jo, natyrisht që jo. Edhe pse që nga e enjtja mund ta kesh këtë përshtypje. E gjithë Europa Perëndimore, ku presidenti amerikan, që nga fillimi i mandatit ka pak miq, zemërohet edhe njëherë për ujëratrazuesin agresiv në Shtëpinë e Bardhë. Sepse Trump në twitter – e ku tjetër- feston „fitoren e bukur”, siç e quan ai, mbi BE e poshtër.

Jo fitore e Trumpit

Ndërkohë që „fitorja” nuk ka lidhje aspak me Trumpin. Më shumë bëhet fjalë për një vendim të Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT në favor të SHBA, në një rast, të cilin qeveria amerikane e ka iniciuar që para 15 vjetësh. Presidenti i atëhershëm quhej George W. Bush, dhe ai u zemërua, si të gjithë paraardhësit e tij, për subvencionet shtetërore për prodhuesin e avionëve, Airbus. E kush do ta mohonte dot, se koncerni Airbus pa ndihmë nga shteti nuk do të ekzistonte. Por kjo vlen po kështu edhe për prodhuesin tjetër, Boeing në SHBA, prandaj europianët kanë bërë ankesë për këtë tek OBT. Edhe ata kanë fituar, por shpallja e „dënimit” nuk është bërë publike ende.

Dhe pas kësaj do të shohim, nëse europianët janë kaq të hapur ndaj tregtisë së lirë, siç hiqen gjithmonë. Se natyrisht OBT do t’i japë edhe BE të drejtën për të ngritur të ashtuquajturat „dogana ndëshkuese” kundrejt SHBA. Dhe vëmë bast? BE do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat e mundshme për këtë.

SHBA mund të veprojë më ashpër

Diçka që nuk e ka ndërmend qeveria amerikane: OBT i lejon SHBA-së si kompensim për subvencionet e Airbus-it që për mallrat nga BE në vlerë afërsisht 7 miliardë euro të ngrejë dogana deri në 100%.Trump ka bërë të ditur përkundër kësaj, që për pjesët e këmbimit të avionëve (arsyeja e grindjes) të vendosë dogana vetëm 10%, kurse për mallra të tjerë – si djathë, verë, ullinj, etj të vendosë vetëm 25% doganë.

Një luftë ekonomike ka pamje tjetër: ajo që e bën të qartë dimensionin e grindjes – çdo muaj nga BE eksportohen mallra në vlerë më shumë se 40 miliardë euro në SHBA. Megjithë dramatikën për vreshtarët spanjollë apo prodhuesit e ullinjve: kanistra me mallra në vlerë 7 miliardë euro nuk bie aq shumë në sy.

BE proteksioniste

Betejat e vërteta për doganat zhvillohen diku tjetër: Për automjetet nga SHBA, Bashkimi Europian vendos dogana 10%, kurse amerikanët përkundër kësaj vetëm 2,5%. Produkteve kimike BE i vendos doganë afër 5%, SHBA afër 3%. Ndërsa për artikujt ushqimorë, BE vendos dogana 18%, kurse SHBA vetëm 8%. Kjo listë mund të vazhdohej më gjatë.

Pse kaq e trembur Europë? Janë kaq jo konkurruese produktet tona të industrisë dhe bujqësisë, që ne duhet t’i mbrojmë nga konkurrenca më e fortë amerikane me „dogana mbrojtëse” klasike? Kush do të preferonte në Europë djathin amerikan para atij francez? Dhe vërtet masa e njerëzve do të blinte Chrysler dhe Cadillac, në vend të Volkswagenit dhe BMW-së, nëse modelet amerikane do të ishin vetëm 10% më lirë? E pra…

Kë dëmtojnë vërtet doganat?

Donald Trump ka të drejtë në një pikë vendimtare: BE e trajton partnerin e saj tregtar SHBA shumë më keq, se sa trajtohet nga amerikanët. Me vështrim në marrëdhënien transatlantike, kjo jo vetëm që nuk është aspak e mençur, por sidomos është tallje me konsumatorët. Sepse janë ata, dhe jo eksportuesit, viktimat e para të doganave të tilla. Zigzagu politik me çmimet e kufizon zgjedhjen e tyre.

Të paktën ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier duket se e ka kuptuar këtë dhe mendon madje për heqjen komplet të doganave për automjetet nga SHBA. Donald Trump duhet të shpresojë tani, që të mos jetë shumë i madh pasioni i votuesve të tij për djathin italian, Pecorino, që dukshëm do të shtrenjtohet. Ndryshe grindja aktuale për doganat mund ta pengojë rizgjedhjen e tij, gjë që sigurisht europianët do t’ia dëshironin atij me zemër. Burimi:DW

Etiketa: bedonald trump


Ju sugjerojmë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
Rajoni

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

7 Korrik, 2025 10:47 am
Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
Aktualitet

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

7 Korrik, 2025 10:45 am
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

7 Korrik, 2025 10:28 am
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

7 Korrik, 2025 10:26 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
Sport

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

7 Korrik, 2025 10:17 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Para
Voton Vjosa Osmani: Bëj thirrje të mos ketë presion ndaj qytetarëve

Voton Vjosa Osmani: Bëj thirrje të mos ketë presion ndaj qytetarëve

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë Limaj, Mustafa dhe Ahmeti

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë Limaj, Mustafa dhe Ahmeti

Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari

Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari
















TE FUNDIT

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
7 Korrik, 2025

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan...

Lexo më shumë

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
7 Korrik, 2025

Nga SPAK, ku zbatoi masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha ka folur për zjarrin në...

Lexo më shumë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
7 Korrik, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë...

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
7 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com