Që nga dita e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës vijon të ketë probleme nga pala greke.
Burime për Panorama, bëjne me dije se doganierët grekë lejojnë kalimin e emigrantëve shqiptarë që janë të pajisur me pasaporta greke dhe të vendeve të BE-së, ndërkohë ata që nuk e kanë një të tillë u duhet të presin për orë e ndoshta ditë për të kaluar kufirin.
Deri tani në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet “defekti në sistemin kompjuterik”, që sipas tyre është jashtë funksionit.
Në Kakavijë dhe Kapshticë, ditën e djeshme, pati dhe protestë dhe një vizitë nga ministri Bushati, por duket se problemi nuk është zgjidhur ende.