Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

2023/04/15 at 9:23 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfshin një ligj për pronën.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës”, tha Dodik.

Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska – pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.

Ligji përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vendimeve të mëparshme të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, për të shfuqizuar dekretin që ka krijuar ligjin dhe për ta pezulluar atë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Republika Sërpska thotë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e këtij entiteti – duke përfshirë qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska – t’u përkasin atyre.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka deklaruar se Parlamenti i vendit duhet të miratojë një ligj për pronën që do të ishte i vlefshëm në të gjithë Bosnjën, e jo vetëm në njërin nga dy entitetet e vendit.

Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës civile në Bosnje, ka krijuar një sistem administrativ sipas të cilit Bosnja mbetet e ndarë midis entitetit serb – Republika Sërpska – dhe Federatës Boshnjake-Kroate.

Dodik, i cili është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për përpjekje për destabilizim dhe për korrupsion, ka kërcënuar disa herë se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai e refuzon rregullimin administrativ të këtij vendi dhe autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, që mbikëqyr aspektet civile dhe të tjera të Marrëveshjes së Dejtonit./REL

Etiketa: DodikkercenonRepublika Sërpska

Ju sugjerojmë

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…
Aktualitet

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

13 Gusht, 2025 9:51 am
Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”
Aktualitet

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”

13 Gusht, 2025 9:46 am
Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën
Bota

Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën

13 Gusht, 2025 9:24 am
A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
Aktualitet

Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

13 Gusht, 2025 9:09 am
Trump paralajmëron para takimit me Putinin
Bota

Trump paralajmëron para takimit me Putinin

13 Gusht, 2025 8:51 am
Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës
Rajoni

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

13 Gusht, 2025 8:42 am
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë

13 Gusht, 2025 8:37 am
Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë e Dibër!
Aktualitet

Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë e Dibër!

13 Gusht, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 13 gusht 2025

13 Gusht, 2025 8:27 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2025

13 Gusht, 2025 8:26 am
Para
Qarkullonte në sens të kundërt, shoferi gjobitet dhe i pezullohet patenta për 16 muaj

Qarkullonte në sens të kundërt, shoferi gjobitet dhe i pezullohet patenta për 16 muaj

Vuçiç: Formimi i Asociacionit është me rëndësi prioritare

Vuçiç: Pa Asociacion s’ka kthim në institucione, as zgjedhje

Bombë tymuese në takimin elektoral të Kryeministrit të Japonisë

Bombë tymuese në takimin elektoral të Kryeministrit të Japonisë

TE FUNDIT

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…
13 Gusht, 2025

Vijon lufta e zjarrfikësve me flakët e zjarrit në bashkinë e Kolonjës edhe këtë të mërkurë. Vatrat në Parkun Natyror...

Lexo më shumë

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”
13 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se kanë ardhur në jetë dy foshnja, përmes procedurës “in vitro” në...

Lexo më shumë

Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën

Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Pak samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut rus, Putin, pothuajse të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së ranë...

Lexo më shumë

Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’
13 Gusht, 2025

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë seancën për shqyrtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com