Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi deklaroi se po kryhen të gjitha procedurat për dëshmitarin X, Albert Veliu.
Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po bëhen procedurat përkatëse.
I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kufi.