Aktualitet

“Do vritet një deputet”, Spartak Braho përfundon në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 28/01/22 |
Opi Nion

Spartak Braho ka përfunduar në Pokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), lidhur me deklaratën e bërë pak para protestës së 8 janarit.

Ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të vritej një deputet para selisë së PD.

Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga Berisha, ka depozituar një kallëzim penal ndaj tij. Konkretisht, ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes./Opinion.al

Pas