Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do vaksinohen 60 qytetarë në orë”, Rama: Nisim para javës së 3 të janarit

2021/01/04 at 4:57 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do vaksinohen 60 qytetarë në orë”, Rama: Nisim para javës së 3 të janarit

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë bërë sot një vizitë në stadiumin “Air Albania”, vendi ku pritet të kryehet edhe vaksinimi masiv kundër COVID-19.


Sipas kryeministrit të vendit, synohet që vaksinimi të fillohet para javës së tretë të janarit në vend, i cili është dhe afati i kontratës me kompaninë Pfizer.

“Jemi në një fazë shumë pozitive sa i përketë virusit. Mendojmë ta nisim përpara javës së tretë të janarit vaksinimin por kemi shpresë edhe më shpejt. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë. Do presim dhe mbështesim menjëherë spitalin COVID të Prishtinës dhe strukturën spitalore të tij. Do jemi pranë tyre pa asnjë hezitim. Ajo që është e rëndësishme është që për gjithë këtë punë janë bërë gjithë ato përgatitje dhe ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi një hap para.”– tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Nga ana tjetër Manastirliu tha se qendra të tjera vaksinimi do të hapen paralelisht edhe në zona të tjera të Tiranës, ndërsa radhën më pas e kanë Vlora e Shkodra.

“Po bëhet gati plani i vaksinimit për të gjithë grupet më të rrezikuar duke filluar nga mjekët. Tashmë janë vendosur bokset e para të vaksinimit me të gjithë elementët përkatës. Kemi planifikuar që në momentin e parë që vijnë sipas lajmërimeve të gjithë personat që do vaksinohen, si do të hyjnë në vendet e vaksinimit. Si do bëhet regjistrimi, si do organizohet qëndrimi i tyre. Janë marrë masat për elementët e sigurisë. Do të kryhen disa procese. Në fillim do të vijnë qytetarët dhe do të ulen në poltronet e paravaksinimit duke plotësuar nga mjeku anamezën. Më pas do të vihet dhe do të bëhet vaksina, më pas do të qëndrohet 30 minuta për të parë se si reagon trupi, do ulen në qendrat e pas vaksinimit. Do kemi skuadrat e vaksinimit, mjekët si dhe disa nga urgjenca. Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet për të kryer vaksinën. Në të gjithë unazën e arenës do të jenë 60 postacione vaksinimi. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60 ose më shumë qytetarë. Do vijojë kështu 8-10 orë në ditë. Vaksinat e para janë parashikuar që do të shkojnë për grupet e riskut, aktualisht kemi bërë gati listat e infermierëve dhe mjekëve. Më pas do vijojmë me mjekët dhe infermierët e urgjencave. Jemi në fazën ku po trajnojmë gjithë ekipet mjekësore. Do të vijojmë paralelisht me Tiranën. Do vijojmë më pas me Vlorën dhe Shkodrën dhe më pas në të gjithë vendin. Për vaksinën Pfizer/ BioNTech ne kemi kapacitete për të pritur deri në 30 mijë vaksina. Ne kemi siguruar kapacitetet frigoriferike për të pritur kaq vaksina. Për depot frigoriferike ne i kemi. ” – tha Manastirliu.

STATUSI NGA EDI RAMA

 #SHQIPËRIABUZËQESH – Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium
Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Aktualitet

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

11 Shtator, 2025 1:18 pm
Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
Aktualitet

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

11 Shtator, 2025 1:13 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Aktualitet

Delina Ibrahimaj tek ekonomia, Besfort Lamallari tek Ministria e Drejtësisë

11 Shtator, 2025 1:11 pm
Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
Para
“Kanë shitur mbi 10 fëmijë”,flasin familjarët: U përdorën për prostitucion

“Kanë shitur mbi 10 fëmijë”,flasin familjarët: U përdorën për prostitucion

Ndërron jetë aktorja e filmit “Agjenti 007”

Ndërron jetë aktorja e filmit "Agjenti 007"

Kuvendi miraton dekretet për Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin

Kuvendi miraton dekretet për Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin
















TE FUNDIT

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
13 Shtator, 2025

Vrasja e Charlie Kirk ka tronditur thellë botën konservatore amerikane, duke e shndërruar atë në një figurë martire për mbështetësit...

Lexo më shumë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Shtator, 2025

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t'u largohej forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com