Aktualitet

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Ambasada jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 10/06/22 |
Opi Nion

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasada ka informuar se duke nisur nga nesër do të hiqen të gjitha kufizimet hyrëse në Gjermani.

Mësohet se kjo është diçka e përkohshme por që prej ditës së nesërme janë të lejueshme udhëtimet për të gjitha qëllimet (edhe për vizita dhe turizëm) dhe nuk kërkohet më një certifikatë vaksinimi apo tampon.

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”,-thuhet në njoftimin e ambasadës./Opinion.al

Pas