Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Do t’i heq unë magjitë’, i riu hiqet si hoxhë dhe i grabit krushkut, milionat

2018/07/01 at 8:46 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Do t’i heq unë magjitë’, i riu hiqet si hoxhë dhe i grabit krushkut, milionat

Një 25-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burgim, pasi përmes mashtrimit i ka marrë të afërmit të tij një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. Bëhet fjalë për një histori të pazakontë të ndodhur vitin e shkuar në Tiranë, ndërsa vendimi është marrë së fundmi.


Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, viktima K.H. ka kallëzuar se përmes mashtrimit, djali i dajës së bashkëshortes E.M. i ka marrë një shumë prej 25 mijë lekësh të reja dhe sende me vlerë 60 mijë lekësh me pretendimin se donte të largonte “magjitë në shtëpinë e tij”.

Historia nis në fillim të janarit 2017, kur K.H. është telefonuar nga E.M., i cili i ka kërkuar 40 mijë lekë pasi i nevojiteshin për vajzën e shtruar në QSUT. K.H ka shkuar vetë atje dhe i ka dhënë shumën prej 40 mijë lekësh të pandehurit, i cili i ka premtuar se do t’ia kthente brenda shkurtit, njofton Panorama.

Më tej, ai i ka thënë viktimës se kishte probleme edhe me bashkëshorten, që kishte dështuar dhe se për këtë problem kishte folur me një hoxhë, i cili luftonte magjitë. Për këtë ai i ka kërkuar viktimës disa sende me vlerë që do t’i përdorte si “nishane” për të larguar magjitë.

Disa ditë më vonë, viktima është telefonuar nga një person, i cili është prezantuar si hoxha dhe i ka kërkuar t’i dërgojë sendet me vlerë, që do t’ia kthente pas disa ditësh. K.H. i ka dërguar sendet me vlerë dhe një sasi parash përmes një shoferi linje në Zall-Bastar”. Pasi ka pritur deri të premten, atij nuk i janë kthyer më sendet me vlerë.

Në këto kushte, ai ka telefonuar shoferin e linjës, i cili i ka thënë se sendet me vlerë dhe paratë që ka dorëzuar në Zall-Bastar nuk i ka marrë asnjë hoxhë, por një djalë i ri, i cili i kishte thënë se ishte dërguar nga vetë hoxha.

Po atë ditë, viktima është telefonuar nga një numër tjetër, i cili është prezantuar si i dërguar nga hoxha dhe i ka kërkuar edhe 12,500 lekë të tjera, që i duheshin për arsye personale, pasi kishte shtruar të atin në spital. Viktima të nesërmen ia ka dërguar shumën e kërkuar personit përmes një shoferi tjetër në Zall-Bastar.

Pasi kanë kaluar disa ditë, viktima ka gjetur dhe kontaktuar hoxhën, që i ka përmendur i afërmi dhe ai i ka thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të këtyre fakteve dhe se emri i tij ishte përdorur. Në këtë mënyrë, viktima i është drejtuar më pas Komisariatit të Policisë, ku ka kallëzuar të afërmin e tij për mashtrim.

 

Etiketa: do ti heq magjitegrabit krushkuti riu hiqet si hoxhemilionat


Ju sugjerojmë

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Para
Vodhi në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Vodhi në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Jovanoviç: Duhet të flasim me shqiptarët, e di që është e vështirë për Serbinë

Jovanoviç: Duhet të flasim me shqiptarët, e di që është e vështirë për Serbinë

I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Morinë kosovari

Dy turq arrestohen në doganë, tentojnë të dalin nga Shqipëria me karta të falsifikuara
















TE FUNDIT

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
10 Shtator, 2025

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Burimet bën të ditur për Opinion.al se kryebashkiaku...

Lexo më shumë

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
10 Shtator, 2025

Vajzat nën moshën 14 vjeç së shpejti mund të ndalohen me ligj nga mbajtja e shamisë në shkollat ​​austriake. Qeveria...

Lexo më shumë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
10 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit. Një i mitur është mbytur aksidentalisht teksaka qenë duke...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
10 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com