Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Mësohet se është arrestuar një 40-vjeçar i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Në pranga ka rënë shtetasi D.H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.
Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”./Opinion.al