Aktualitet

“Do të votojmë në bllok shkarkimin e Metës”, Rama i bën ofertë PD për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 10/05/21 |
Opi Nion

Në konferencën për mediat të mbajtur këtë të hënë kryeministri Edi Rama foli edhe për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Rama deklaroi se ky është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së, teksa vijoi deklaratën duke thënë se do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij.

“Mesazhi i tretë është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për Emrin e Presidentit të Shqipërisë”,tha Rama.

Kujtojmë se aktualisht Kuvendi ka miratuar Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta./Opinion.al

Pas