Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të shkonte në Angli, 25-vjeçari nga Kukësi merret peng në Francë! Policia: Rrëmbyesit kërkojnë 24 mijë paund për ta liruar 

2024/09/11 at 3:28 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të shkonte në Angli, 25-vjeçari nga Kukësi merret peng në Francë! Policia: Rrëmbyesit kërkojnë 24 mijë paund për ta liruar 

Një 25-vjeçar shqiptar është marrë peng nga disa shtetas nga vendet e treta në Francë. Mësohet se i riu nga Kukësi ishte nisur në mënyrë ilegale për në Angli. 

Por 25-vjeçari me iniciale A. S., është marrë peng në Francë nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale dhe kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar. 

Denoncimi në polici për marrjen peng të të riut është bërë nga vëllai i tij. Pas kallëzimit të ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar dy të rinjtë që ndihmuan 25-vjeçarin të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi 26-vjeçarit me iniciale Sh. H., banues në fshatin Muholaj dhe 31-vjeçarit me iniciale A. E.,  banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. 

Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin. 

Ndërsa po hetohet nëse 2 të rinjtë e arrestuar në Kukës kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit nga vendet e treta që kanë marrë peng 25-vjeçarin në Francë. 

“I dhanë ndihmë një 25-vjeçari, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Kukësi në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe, vihen në pranga 2 shtetas. 

25-vjeçari mbahet peng në Francë, nga disa shtetas nga Vendet e Treta, të cilët kërkojnë një shumë parash për ta liruar. 

Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin. 

Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi A. S., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve: Sh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe A. E., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe. 

Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. 

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin A. S., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë”,-njofton policia. 

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Kryeparlamentarja Spiropali viziton Kosovën, takohet me Konjufcën dhe Kurtin 

Kryeparlamentarja Spiropali viziton Kosovën, takohet me Konjufcën dhe Kurtin 

Babai i Mirlind Dakut zbulon të ardhmen e sulmuesit

Babai i Mirlind Dakut zbulon të ardhmen e sulmuesit

Nisi me një shtrëngim duarsh, 5 momentet kryesore nga debati i ashpër mes Harris dhe Trump

Nisi me një shtrëngim duarsh, 5 momentet kryesore nga debati i ashpër mes Harris dhe Trump

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com