Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo ka folur lidhur me mundësinë e rinovimit të kontratës me Kombëtaren Shqiptare.
Komentet ai i ka dhënë gjatë konferencës së sotme për shtyp ku u pyet për listën e lojtarëve që grumbulloi për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë.
Duke mos dhënë një përgjigjie konrete, Sylvinjo tha se aktualisht po mendohet vetëm për “Euro 2024”.
“Rinovimi? Sa i takon kontratës e kam thënë edhe më parë se kam një raport shumë të mirë me Federatën dhe Dukën.
Tani po mendojmë vetëm për Euro 2024 dhe në momentin e duhur do të flasim për kontratën”, tha Silvinjo.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj, ku me 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë.