Ukraina është e gatshme që të bisedojë me Rusinë për armëpushim. Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky sapo është shprehur se vendi është i përgatitur të mbajë bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.
Sipas tij, aktualisht zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet.
Më herët Zelensky refuzoi një ofertë për t’u takuar me Vladimir Putin në Minsk të Bjellorusisë që është aleati i Rusisë. Ukrainasit duan që ato të mbahen në Poloni, sipas mediave ruse.
Interfax, agjencia ruse e lajmeve, raporton se më shumë diskutime do të zhvilloheshin nesër.