Përplasja mes presidencës dhe qeverisë duke se është nxehur sërish, duke marrë edhe nota kërcënuese. Përshkallëzimi i toneve mes dy institucioneve rinisi pasi Kuvendi kaloi në seancë ndryshimet në ligjin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtyre ndryshimeve, presidenti ka 10 ditë kohë të thërrasë gjyqtarët për betim, nëse ai nuk e bën këtë ata kanë të drejtë t’ia nisin betimin me postë.
Dy ditë më parë presidenti Meta hodhi akuza të reja në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani dhe akuzoi Kuvendin për grusht shteti për veprimet sipas tij anti-kushtetuese dhe fyese ndaj Komisionit të Venecias.
LEXO EDHE – “Si e gënjeu Kuvendi Komisionin e Venecias”, Meta publikon letrën e KED
Sot ai ka paralajmëruar nxjerrjen e disa dekreteve për atë që ai e quan “shpartallimin e grushtit të shtetit”.
Pasi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, njoftoi më herët se Presidenti ishte takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, në një postim tjetër ai paralajmëron nxjerrjen e dekreteve të reja.
LEXO EDHE – Meta takim me Bashën, ja çfarë i kërkoi Presidenti kreut të opozitës
“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”, shkruan ai.
Mbrëmjen e djeshme në një studio televizive Meta tha se është i përgatitur për çdo skenar. “Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar”, deklaroi Meta. /Opinion.al
LEXO EDHE – “Kushtetuesja”, Ilir Meta: Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do…