Policia ka publikuar fotot e 3 shtetasve të cilët dyshohet se do të kryenin një vjedhje në një institucion financiar në Tiranë.
Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se do të ofrohet shpërblim 5 mijë euro për çdo informacion që do të jepet mbi këta shtetas.
“Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia./Opinion.al