Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas 5 orësh.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, kreu i Bashkisë Tiranë nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat teksa është shprehur se do të flasë në Këshillin Bashkiak: “Do të flas live”.
Paraqitja e Veliajt në SPAK erdhi 20 ditë pas kontrollit që hetuesit e Byrosë Kombëtare ushtruan në banesën e tij në kuadër të “hetimit pasuror”.
Kujtojmë se 2 ditë më parë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u pyet për 3 orë në SPAK.
Ndërkohë, hetimet në lidhje me “hetimin pasuror” ndaj Erion Veliajt po kryhen nga prokurori i posaçëm, Ols Dado.