Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do të dyfishojmë rrogat”, Berisha-mjekëve në Gramsh: Filloni grevat dhe protestat

2022/09/27 at 6:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të dyfishojmë rrogat”, Berisha-mjekëve në Gramsh: Filloni grevat dhe protestat

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve të zhvillojnë greva kundër qeverisë “Rama”.


Nga Gramshi, ku u njoh me problemet e qytetit, kryedemokrati tha se tashmë është koha që vet qytetarët të largojnë qeverinë, duke thënë se me rikthimin e PD në pushtet  do të dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Pjesë nga fjala e Berishës

Problemet që ngritët këtu janë problemet themelore të shoqërisë tonë. Doktoresha e cila në vlerësimin tim është një misionare e vërtetë, jo vetëm për faktin se detyra e mjekut në vetvete është një mision, por edhe për faktin se u shërben 2-3 qendrave mjekësore përbën humanizmin më të madh.

Me qëndrimin që ka mbajtur kjo qeveri ndaj mjekëve, pa përjashtim çdo njeri mund të kishte ikur, siç kanë ikur 3-4 mijë gjatë viteve të fundit. Se ku është katandisur sot mjekësia e tregoi Covidi.

Ne shqiptarët, u futëm në grupin e 3-4 vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë. Dhe si shpërblim, si akt si për të thënë që mirë ua bëri, ajo e cila linte mjekët dhe infermierët, se vidhte me tenderat sekretë, pa maska, pa doreza, pa mbrojtje, ajo riemërohet ministre përsëri për meritën e vetme se ndan paratë me kryeministrin dhe tarafin e tij.

Sado që njerëzit e kanë të vështirë ta perceptojnë, por së fundi një tregues i një institucioni shumë serioz vlerësimesh, e nxjerr Tiranën në 10 qytete me mjekësinë më të shkatërruar në botë.

Tirana renditej e 245 në një klasifikim që kishte 255 qytete të mëdha dhe kryeqytete.  Kur them Tirana, ja urdhëroi doktoresha u shërben 3 qendra me 7-8 mijë banorë, kur në standardin evropian duhet të jetë 1 mjek për 3-400 banorë.  Ua thash këto për të ndalur se ku jemi.

Por përsëri unë dua të them këtu, mjekëve, infermierëve që koha sot është më shumë se kurrë për greva dhe protesta të fuqishme në sistemin shëndetësor, sepse ky sistem po shkon drejt zhdukjes nga një njeri që nuk ka asnjë sens për qeverisje, shëndetësinë e qytetarëve për sistemin e kujdesit të tyre.

Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë.

Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme.  Ju e dini se ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Ju garantoj se do të 2-3 fishohen dhe se sot me borxhin e madh që ka marrë Edi Rama, 500 miliardë lekë borxh, çdo mjek, mësues, pensionist mund të mirrte trefishin e asaj që merr pa asnjë vështirësi.

Por ato janë vjedhur, shpërdoruar.  Me ato janë ndërtuar 1 km autostradë, 22 mln euro në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 mln euro.

Me ato është ndërtuar një shkollë në mes të Tiranës me 5 mln euro, kur në mes të Berlinit ajo shkollë kushton 620 mijë euro, është standard, nuk mund të shpenzojë më shumë nëse është shkollë publike.



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Para
Rama takim me kryebashkiakët në Pogradec, sulmon Lelin: Fle gjumë

Zgjedhjet lokale, PS mbledh kryesinë

Rama konfirmon ndryshime brenda PS: Janë me qëllime organizative

Rama konfirmon ndryshime brenda PS: Janë me qëllime organizative

Shpenzimet për instalacionin në Kryeministri, Rama: Projekt për energjinë e rinovueshme

Shpenzimet për instalacionin në Kryeministri, Rama: Projekt për energjinë e rinovueshme
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
14 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver. Në ngjarje...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
14 Qershor, 2025

Dashi Energjia jote është e lehtë dhe disponimi pozitiv. Të ardhurat ekstra të ndihmojnë, ndërsa angazhimi ndihmon në ndërtimin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
14 Qershor, 2025

Edhe këtë të shtunë do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë; mot...

Lexo më shumë

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com