Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do të bojkotojmë zgjedhjet”, 132 familje në Shkodër kërkojnë legalizimin e banesave

2023/03/25 at 12:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të bojkotojmë zgjedhjet”, 132 familje në Shkodër kërkojnë legalizimin e banesave

132 familje që banojnë prej 26 vitesh, në territorin e Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër do të bojkotojnë zgjedhjet e 14 majit nëse nuk legalizohen banesat e tyre.

Në një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Shkodër, si edhe kryebashkiakut Bardh Spahia, banorët theksojnë se kanë blerë këto objekte në vitin 1997, por nuk disponojnë asnjë lloj dokumenti, pavarësisht se kanë paguar të gjitha taksat e bashkisë.

Ata thonë se në të gjitha fushatat elektorale u është premtuar zgjidhja por gjithçka ka mbetur në fjalë.

Kërkesa e banorëve të Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër:

Drejtuar:

Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/ Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Shkodrës

Partisë Socialiste, Shkodër

Partisë Demokratike, Shkodër Kryebashkiakut Bardh Spahia / Kandidat i PD për Bashkinë Shkodër

Deputetit, Benet Beci, / Kandidat i PS për Bashkinë Shkodër

Jemi 132 familje që banojmë prej 26 vitesh, në territorin e Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër. Si të gjithë shqiptarët, edhe ne, erdhëm nga zona të ndryshme të veriut, për një jetë më të mirë dhe kemi blerë objektet dhe tokat e zëna forcërisht në vitin 1997, nga persona të tjerë. Shumica prej tyre (godinave) ishin të shkatërruara dhe tëdjegura Godinat i përshtatëm për banim dhe kemi harxhuar të gjitha kursimet e jetës për t’i bërë të jetueshme.

Në total jemi 132 familje. 26 familje jetojmë në ndërtesën dykatëshe të Ish-Komandës së Divizionit, 45 familje jetojmë në ish-fjetore dhe magazina të Ish-Divizionit, 20 familje kanë ndërtuar shtëpi të reja në tokat e lira përmes banesave ekzistuese. Po në këtë territor, 41 familje ushtarakësh u strehuan nga qeveria në objektet që u ndërtuan për kosovarët, në vitin 1999.

Prej 26 vitesh, asnjë familje, nuk ka asnjë lloj dokumenti pavarësisht se kemi paguar të gjitha taksat e bashkisë: ujë drita e çdo detyrim tjetër. Në të gjitha fushatat na është premtuar nga deputet e kandidat bashkie, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve.

Ne, tani dy muaj përpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht që asnjë nga familjet tona dhe as të afërmit tanë, nuk do të marrim pjesë në votimet e 14 Majit. Do të vazhdojmë dhe rrugën e protestave dhe të gjitha format e kundërshtimeve derisa të na jepet zgjidhja për të na privatizuar dhe legalizuar shtëpitë tona. Theksojmë se kemi 26 vite që jetojmë këtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë qartë:

Neni 169

Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.

Ne kërkojmë dokumentet për shtëpitë tona, sepse jemi shqiptarë dhe meritojmë të drejtat që na jep Kushtetuta e vendit tonë. Përndyshe më 14 Maj në qendrat e votimit 263 263/1 dhe në qendrat e votimit 316 316/1dhe 316 /2 nuk do të ketë votues të asnjë spektri politik. Presim të na zgjidhet problemi ynë jetik.

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Kontrolle për të arrestuar 32-vjeçarin e kërkuar, policia i gjen në banesë një pistoletë

Kontrolle për të arrestuar 32-vjeçarin e kërkuar, policia i gjen në banesë një pistoletë

Teknikat moderne dhe rastet ekstreme në kirurgjitë madhore

Teknikat moderne dhe rastet ekstreme në kirurgjitë madhore

Rama për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi

Rama për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com