Kronikë

Do shiste dy mina me telekomandë, arrestohet i riu në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 23/12/20 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi i janë sekuestruar dy mina me telekomandë.

Sipas policisë, i riu V. N., banues në Sukth të Durrësit do i shiste ato me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Njoftimi i Policisë

Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Telekomanda”.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

V.N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Pas