Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Rinasit kanë parandaluar shfrytëzimin e një 20 vjeçareje për prostitucion.
Një 31-vjecar me iniciale A.B nga Fieri dhe 20-vjeçarja janë ndaluar në Rinas. Policia bën me dije si sipas informacioneve të marra 31-vjeçari sëbashku me dy bashkëpunëtorë E. K. dhe B. B, të cilët janë shpallur në kërkim, , do të trafikonin në Gjermani një 20 vjeçare, e cila do të shfrytëzohej për prostitucion.
Mbi ta rëndojnë akuzat “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërkaq, policia gjithashtu po punon për identifikimin e një personi tjetër i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Opinion.al