Kryesore

Do pranojnë një kandidatë për president nga opozita? Rama: Nuk do paragjykojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 04/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS është shprehur se mazhoranca nuk ulet në tryezë me paragjykime dhe nëse opozita do të propozojë një emër të pëlqyeshëm, do të ketë dakordësi.

Gjithashtu ai paralajmëroi faktin se nëse nuk arrihet dakordësia, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, mazhoranca do të zgjedhë një President me 71 vota.

Pyetje: Sa e gatshme do jetë për të miratuar një kandidaturë nga opozita?

“Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjykime. Nuk do paragjykojmë nga vijnë këto propozime. Janë përballë nesh në arenën politike, ndërkohë që në këtë çështje jemi në një tryezë. Nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme, do kenë 100% dakordësinë tonë. Nëse nuk na pëlqejnë, do propozojnë kandidaturën tonë. Nëse do u pëlqejë propozimi ynë, do kemi mbështetjen e tyre. Në këtë çështje jemi në tryezë. Në fund fare, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, dhe që po provohen më të vlefshme për ecurinë e vendit, janë 71 votat në parlament dhe Shqipëria do të ketë një President normal”,-tha Rama.

Pas