Kryesore

Do njësohen diplomat/Rama: Të vijnë të studiojnë këtu, dalin me diplomën e Vjenës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 21/11/21 |
Opi Nion

Në takimin me fermerët, kryeministri Rama ka treguar edhe për rëndësinë që po i jepet përgatitjes së brezave të ardhshëm që do të punësohen në këtë sektor.

Rama ka zbuluar dhe folur për punën që po bëhet që diploma e marrë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të njësohet më atë të Universitetit të Vjenës.

Sipas tij, mes dy institucioneve po bashkëpunohet.

Tjetra që duam të them është se në duam të hyjmë në një fazë të re për sa i përket dijes të atyre që punojnë në këtë sektor. Në këtë botë që ecën çdo ditë. Ne duam që të krijojmë një lidhje mes vartës së dijes dhe sektorit, por dhe institucioneve që janë mes. Kemi kapur hallkën e parë që është universiteti, prej vitesh tashmë kemi një bashkëpunim.

Sot është në një fazë që është çliruar fizikisht, por duhet të çlirohet dhe një barrë paragjykimi pasi thonë se po të shkosh të studiosh aty nuk ka një prespektivë punësimi, por e kundërta është e vërtetë. Hapi që po hedhim tani është bashkimi me Universitetin Bujqësor të Vjenës, që do të shkojë deri në njësimin e diplomës. Të vijnë të studiojnë këtu dhe të dalin me diplomën e Vjenës”,-u shpreh Rama./Opinion.al

Pas