Aktualitet

“Do ngrihemi në protesta të mëdha”, Berisha: Unë i pari kam kërkuar ndjesë dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 27/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha pas Tepelenës u ndal në “Foltoren” e organizuar në Përmet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e vuri theksin tek korrupsioni dhe paralajmëroi nisjen e një vale protestash në gjithë vendin.

“Të ngrihemi si parti në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar çdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot. Do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona. Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë dhe i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur. Do ndalem këtu vetëm në një aspekt tjetër. Shpesh dëgjon demokratë të shprehen se këta njerëz nuk marrin vesh, se çfarëdo tu bësh, ndjekin punën e tyre se kështu e ashtu. Këtë duhet ta harrojmë ne. Këta njerëz marrin vesh nëse dimë tu prekim kordat e besimit të tyre.

Përshembull, bëhen sondazhet e tregojnë se ai fenomen negativ për çka kombe të tjera rrëzojnë qeveritë, këtu nuk ka atë ndikim në psikologjitë e njerëzve. Ky është korrupsioni. Po të vini re ju ky problem gjatë fushatave nuk trajtohet se sondazhet atë tregojnë. Tani nuk jemi në fushatë, por nëse kjo nuk bën përshtypjen që duhet të bëjë përgjegjësia është e jona. Duhet të ulemi me çdo njeri e të tregojmë që ajo është vjedhje, se si qytetaret kane dy buxhete, atë rrogën që merr e ato taksa që paguan që ia merr qeveria. Kushti i të gjitha kushteve, vetëm një opozitë e vërtetë sovrane arrin të realizojë qëllimet e veta. Një opozitë që tërhiqet prej hunde, që dëgjon telefonat “mos bëj atë mos bëj këtë’. Ne kemi parime demokratike, lirinë, në thelb të veprimtarisë. Do bëj çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që vjedh dhe largon shqiptarët çdo ditë. E shtroj këtë unë se koha është e pamëshirë, ikën dhe ne duhet të shpejtojmë, të bashkohemi, të mobilizojmë energjitë tona për betejë. Ne do nisim protesta të mëdha në gjithë vendin se ne jemi të vjedhur”.

Pas