Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do ndihmojmë Policinë Shqiptare”, Kreu i Interpolit takon Rrumbullakun

2023/05/06 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ndihmojmë Policinë Shqiptare”, Kreu i Interpolit takon Rrumbullakun

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, është pritur në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.


Vizita e Stock në Shqipëri, erdhi gati 3 muaj pas vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të PSh-së, në Qendrën e Interpolit, në Lyon, Francë.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit, për të arritur rezultate në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj.

Rrumbullaku ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur për ta zgjeruar bashkëpunimin me Interpolin dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

“Siç ju informova edhe gjatë vizitës time në Lyon, jam shumë i vendosur në kërkesën për ndërmjetësim dhe mbështetje nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, për kapjen e personave në kërkim jashtë hartës së vendeve që kanë marrëveshje me Shqipërinë. Ky ndërmjetësim do të sillte reagim të dyanshëm dhe shkëmbim informacioni në kohë reale me këto vende, për kapjen e personave në kërkim”, – është shprehur Rrumbullaku.

Jurgen Stock e garantoi Drejtorin e Përgjithshëm se Interpol do të vijojë ta mbështetë Policinë shqiptare, duke ndërmjetësuar me vendet me të cilat Policia e Shtetit nuk ka marrëveshje bashkëpunimi, sepse Interpol e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në funksion të luftës kundër krimit.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Policinë e Shtetit në ato fusha ku është e nevojshme dhe e përshtatshme.

Gjithashtu, ai e vlerësoi Policinë e Shtetit si një organizatë me rëndësi dhe besueshmëri në arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

“Krijimi i platformave analitike për shkëmbim informacioni, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit, është çelësi i suksesit gjatë ndërveprimit”, – është shprehur Stock.

Etiketa: Jurgen StockMuhamet Rrumbullakupolicia e shtetit


Ju sugjerojmë

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Kryesore

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

7 Qershor, 2026 8:51 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Qershor, 2026 8:50 am
SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Para
Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave

Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave

Shkoi te mitingu i Berishës, audiopërgjimi i kryebashkiakes së Roskovecit me sanitaren

Shkoi te mitingu i Berishës, audiopërgjimi i kryebashkiakes së Roskovecit me sanitaren

Tentoi të fuste në vend rreth 16 mijë Euro të padeklaruara, procedohet penalisht i riu

Tentoi të fuste në vend rreth 16 mijë Euro të padeklaruara, procedohet penalisht i riu
















TE FUNDIT

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
7 Qershor, 2026

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Qershor, 2026

Dashi Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona...

Lexo më shumë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}