Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do kultivonin kanabis në tunele, shkatërrohet aktiviteti në Tiranë

2019/06/20 at 10:20 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do kultivonin kanabis në tunele, shkatërrohet aktiviteti në Tiranë

Policia e Tiranës dhe Seksioni i Narkotikëve në Tiranë kanë goditur një aktivitet kultivimi kanabisi. Veprimtaria kryhej në ambjente të mbyllura me llampa në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”.

Gjithashtu policia arriti të sekuestrojë kokainë, armë luftarake dhe pajisje të cilat përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Nga ky operacion u arrestua një përson dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit, në ambiente të mbyllura me llamba, si dhe i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni  policor “PREVENTION”

Sekuestrohet Kokainë, Cannabis Sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Vihet në pranga 1 person si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Seksioni i Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe burime konfidenciale, pas një pune intensive, parandaloi dhe goditi një tentativë për të kultivuar kanabis në ambiente të mbyllura, si dhe të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “PREVENTION”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 1 person dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. L., 25 vjeç, banues  në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: D. A., V. A. dhe F. S, të tre banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kishin siguruar informacione në  rrugë operative se shtetasi F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin  lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”, për ta shpërndarë në doza të vogla.

Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S.,  të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi  242.6  gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr  lëndë narkotike Cannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuara nga nenet 283/2, 278, 172, 180 dhe 181  të Kodit Penal. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
Aktualitet

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

4 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Para
Përkeqësohen marrëdhëniet, Irani rrëzon dronin amerikan

Përkeqësohen marrëdhëniet, Irani rrëzon dronin amerikan

Deputeti thirrje policëve: Mos ju bindni urdhrave

Përplasjet në KZAZ në Berat, procedohen 40 persona

Skenarë 97-e, Salianji: Mos reagimi e ka bërë Shqipërinë si fuçi baruti

Skenarë 97-e, Salianji: Mos reagimi e ka bërë Shqipërinë si fuçi baruti

TE FUNDIT

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
4 Korrik, 2025

Janë ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë operacionit “The Wanted”, u finalizuan...

Lexo më shumë

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
4 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Paketa...

Lexo më shumë

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
4 Korrik, 2025

Parku Arkeologjik i Antigonesë po njeh një interes gjithnjë e më të madh nga vizitorët vendas dhe të huaj. Vetëm...

Lexo më shumë

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
4 Korrik, 2025

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com