Arsen Preçin dhe Arben Spahiun të cilët janë arrestuar gjatë fundiavës pasi tentuan të zhduknin provat pas dështimit të një atentati, u është caktuar masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Arsen Preçit i është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibej, masa “Arrest me burg”.
Bëhet me dije se Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine, ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi, Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha./Opinion.al