Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do jesh me mua me zor”, mesazhet që 29-vjeçari i dërgon Luana Vjollcës

2021/02/06 at 10:31 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do jesh me mua me zor”, mesazhet që 29-vjeçari i dërgon Luana Vjollcës

“Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor. Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht”.


Është kjo një pjesë e kallëzimit që moderatorja Luana Vjollca ka bërë në polici ndaj 29-vjeçarit nga Kosova që e ka përndjekur për një vit.

Edhe pse modertaroja ka punësuar një shoqërues apo truprojë, duket se përndjekja e Ajdin Morinës, nuk është ndalur, ndërsa kallëzimi i fundit i moderatores në polici, publikuar nga “Panorama” mban datën 1 Shkurt 2021.

Ndërsa  është takuar me moderatorin në audicionet e një emisioni, që për shkak të pandemisë nuk është zhvilluar, 29-vjeçari ka përdorur mesazhet telefonike dhe e mailin për t’i shkruar moderatores.

Në një prej e-mail-eve të fundit, ai i ka nisur një foto të apartamentit ku ajo banon, duke i shkruar poshtë: “Për 30 minuta jam aty…” dhe i kërkonte takim. Luana ka shpjeguar se nuk e ka takuar kurrë këtë person, pasi si në punë, ashtu edhe në rezidencën ku banon, e kanë larguar punonjësit e sigurisë, që po ashtu kanë lajmëruar edhe Policinë.

Në kallëzimin e datës 29 Maj 2020, Vjollca shprehet ndër të tjera:

“Më datë 12.03.2020, në orët e para të ditës, shtetasi Ajdin Morina është paraqitur te televizioni “Top Channel”, në fshatin Kashar dhe pasi ka hyrë brenda televizionit, ka marrë kontakt me një punonjës sigurie, të cilit i ka kërkuar të marrë kontakt me mua dhe ka qëndruar aty deri në mbrëmje duke më pritur. Në dijeninë time, në këtë rast është njoftuar Policia për këtë shtetas, por atë kohë unë nuk kisha bërë një kallëzim penal dhe pasi është kontaktuar nga Policia, ai është lënë i lirë.

Po ky shtetas ka ardhur edhe disa herë të tjera te televizioni “Top Channel”, datat nuk i kam fiksuar, por nga ana e personelit të sigurisë nuk është lejuar të futet brenda. Edhe në këto raste ai ka kërkuar të takohet me mua. Ju sqaroj se ky shtetas ka qenë edhe te kompleksi i banimit dhe konkretisht më datë 20.05.2020, roja i kompleksit më ka komunikuar në telefon, i cili më tha se ka ardhur një shtetas, që quhet Ajdin Morina dhe kërkonte me insistim të takohej me mua. Edhe në këtë rast është njoftuar Policia.  Po nga roja i kompleksit kam marrë informacion se shtetasi Ajdin Morina ka ardhur edhe disa herë të tjera te kompleksi i banimit”.  Që nga data 15.02.2020, shtetasi Ajdin Morina dërgon në adresën e e-maili-it të punës mesazhe thuajse çdo ditë. Këtë adresë e ka gjetur nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, të cilën e kam publikuar vetë.

Gjithashtu, më datë 20.05.2020, ky shtetas nëpërmjet email-it më ka dërguar një foto të apartamentit ku jetoj dhe poshtë saj shkrimin: “Për 30 minuta jam aty…” dhe kërkonte takim.

Nga përmbajtja e disa e-mail-eve kam vërejtur që personi tregon se sa më do, mesazhe të cilat janë bërë shqetësuese, më kanë cenuar privatësinë dhe jetën normale. Këto mesazhe që ky shtetas më ka dërguar në adresën e e-mail-eve, si edhe ardhja në kompleksin e banimit, kërkesat e vazhdueshme për takim, më kanë bërë të ndryshoj mënyrën e jetës. Më kanë bërë të frikësohem për jetën duke mos u ndjerë e sigurt, duke më shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, pasi ky shtetas po më ndjek në mënyrë të përsëritur. Për këtë gjë kam marrë një roje personale dhe herë pas here shkoj në banesën e mamasë”, është shprehur moderatorja në kallëzimin e saj.

Ndërkohë, në kallëzimin e fundit që mban datën 1 Shkurt 2021, Luana Vjollca pohon se ndonëse ndodhet në një proces gjyqësor, shtetasi Ajdin Morina ka tentuar sërish ta takojë duke shkuar në ambientet e Top Channel.

“Sot, më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ka qenë përsëri te puna ime në “Top Channel”, ka tentuar të futet të hyjë dhe përsëri security nuk e kanë lënë të futej. Unë i kam vënë në dijeni që shtetasi më ka shqetësuar dhe se nuk duhej ta linin të futej.

Ky person më ka dërguar disa e-mail-e prej një viti, duke më vënë në shqetësim të madh. Shtetasi Ajdin Morina fillimisht më ka shkruar në “Instagram” dhe i kam bërë bllok. Tani më shkruan tek e-mail-i punës i vendosur në “Instagram”-in tim. Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”. Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht. Jam paraqitur këtu në Polici për të bërë kallëzim penal, siç e pasqyrova më lart, pasi ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar”, ka deklaruar moderatorja në kallëzimin e saj./Opinion.al

 

 

 

 

Etiketa: Luanaperndjekje


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
Aktualitet

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

3 Shkurt, 2026 2:53 pm
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
Bota

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

3 Shkurt, 2026 2:50 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

3 Shkurt, 2026 2:47 pm
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
Bota

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

3 Shkurt, 2026 2:12 pm
Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm
Kryesore

Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm

3 Shkurt, 2026 12:52 pm
Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut
Kryesore

Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut

3 Shkurt, 2026 12:51 pm
Para
Kompania ajrore/150 mijë euro mbulim për të prekurit nga Covid në udhëtim

Kompania ajrore/150 mijë euro mbulim për të prekurit nga Covid në udhëtim

Studimi/Ngrohja globale ndihmoi shfaqjen e SarsCov2

Studimi/Ngrohja globale ndihmoi shfaqjen e SarsCov2

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, shpallen në kërkim 4 persona

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, shpallen në kërkim 4 persona
















TE FUNDIT

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

33 masa sigurie janë firmosur nga Prokuroria në kuadër të hetimeve për mbetet e rrezikshme të lidhura me kompaninë Kurum....

Lexo më shumë

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
3 Shkurt, 2026

Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sisteme armësh në Groenlandë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov,...

Lexo më shumë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
3 Shkurt, 2026

Prej më shumë se dy javësh banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me një situatë të pazakontë që lidhet...

Lexo më shumë

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
3 Shkurt, 2026

Ajo që dikur shihej thjesht si një rreth i mbyllur individësh jashtëzakonisht të pasur të përfshirë në abuzime seksuale, po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com