Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do i marrë në Dhjetor”, denoncuesja për kempet e munguara: Doktori më tha “nuk të takon”

2023/11/10 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do i marrë në Dhjetor”, denoncuesja për kempet e munguara: Doktori më tha “nuk të takon”

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar më herët disa raste flagrante të abuzimit me kempet dhe pagesat e invaliditetit dhe mbrëmjen sotme, janë ndalur sërish në këtë çështje.

Sadete Balla është pensionistja, e cila në vitin 2013 ka dalë në kemp për probleme artriti dhe në Prill 2015 ka marrë statusin përgjithmonë si invalide. Ndërkohë, në po këtë vit ka mbushur moshën e pensionit.

Ka zgjedhur pensionin e pleqërisë dhe pavarësisht kësaj, ka vijuar të marrë shtesën e invaliditetit, 33 mijë Lekë të vjetra. Në momentin që ka ndryshuar vendbanimin nga Elbasani në Durrës, i kanë nxjerrë probleme duke i thënë, që nuk i takon.

Sadete Balla, denoncuesja: Kam dalë në pension si invalide, në vitin 2013. Pasi mbusha moshën, në 2015-ën, dal në pension pelqërie dhe zgjedh të marr pensionin e punës se më ra pak më shumë. Mora pensionin deri në Shtator 2023, situata ka qenë e rregullt. Më pas, mora dosjen për ta çuar tek bashkia. Punonjësja e bashkisë më dha një shkresë që të shkoja tek doktori i Sigurimeve Shoqërore për një vulë. Doktori më tha sapo e pa që “ty nuk të takon, e ke marrë gabimisht”.

Gazetarja: Pra, flasim për 33 mijë Lekë të vjetra nga bashkia. Diagnoza ime është artrit ramatoit, probleme me gjymtyrët, me kockat. Kam qenë mësuese dhe prandaj u transferova dhe këtu në Durrës sepse thoshte vajza që ndoshta nuk përdor më ilaçe. Afër detit, afër mbretit, i thonë fjalës. Afër detit dhe probleme me pensionin tani.

“Stop” shkoi në Njësinë Administrative të lagjes 13 në Durrës, ku punonjësi social thotë se sigurimet i kanë thënë se zonjës nuk i takon.

Gazetarja: Në Prill të 2015-ës ka marrë vërtetimin, që është në kemp përgjithmonë, në Shtator të 2015-ës ka marrë pensionin e pleqërisë.

Punonjësja e Njësisë: Ka ndryshuar, ka lënë invaliditetin, ka marrë pleqërinë.

Gazetarja: Në Shtator ka mbush moshën për pension pleqërie.

Punonjësja e Njësisë: Mesa m’u tha dhe mua, në momentin, që t’i ndryshon pensionin nga invaliditet në pleqëri, pleqërisë nuk i takon shtesa 33 mijë Lekë dhe prandaj dhe sigurimet këtu nuk i japin dublikatin.

Por te kempi i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Durrës thuhet se dosja nuk është administruar akoma.

Mjeku: Që të shkojë të Njësia për të marrë 33 mijë Lekëshin plus do të vijë te unë që të marrë vertetimet në bazë të dosjes që ka këtu. Të thashë, me sistemin e ri, kjo dosje që më ka ardhë nga Tirana, më ka ardhë “pension pleqërie” pra nuk ka ardhë me pension invaliditeti.

Gazetarja: Pra ngërçi te ju është, se duhet të administrohet dosja fizikisht?

Mjeku: E para! Dhe e dyta, ndoshta do të më duhet të flas me kryetarin e degës, sepse asaj i është vënë pension pleqërie, jo pension invalidi.

Pas verifikimeve, “Stop” shoqëroi zonjën për të marrë vërtetimin përkatës dhe morëm konfirmimin e vijimit të pagesës shtesë të invaliditetit.

Gazetarja: Në lidhje me problemin tuaj i është dhënë një zgjidhje.

Denoncuesja: Falë insisitimit të emisionit “Stop” dhe bashkëpunimit me Sigurimet Shoqërore.

Insitituti i Sigurimeve Shoqërore:

Gazetarja: Tani, cili është dokumenti që zonja do të marrë?

Mjeku: Do të shkosh tek Drejtoria e Shërbimit Social.

Gazetarja: Me këtë vërtetimin dhe me dosjen, ne do të shkojmë tek Shërbimi Social i Durrësit.

Shërbimi Social i Durrës:

Punonjësi i ShSSh: Do i marrë në Dhjetor të gjitha!

Gazetarja: Tetor, Nëntor, Dhjetor.

Punonjësi i ShSSh: Ajo deri në Shtator është paguar atje, nga 1 Tetor në vazhdim, te Njësia Vendore, ku ka ardhur tani banore.

Gazetarja: Kjo ishte faza e fundit. Asnjë pagesë nuk do të të humbasë, me gjithë se nuk e ke marrë Tetorin, do i marrësh të bashkëngjitura, Tetor, Nëntor. E fundit fare në Dhjetor.

Denoncuesja: Shumë faleminderit nga ju. Ju falenderoj nga zemra për gjithë punën që bëni sepse unë do ta lija për jo.

Gazetarja: Sa të jemi ne këtu, nuk ka për jo. Aty ku është për po, do të bëhet po.

Denoncuesja: Shansi im që u drejtova tek ju. Ju falenderoj nga zemra për punën fisnike që bëni. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Para
Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Ata që s’janë dakord mund të thonë ç’të duan, por…

Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Ata që s’janë dakord mund të thonë ç’të duan, por…

Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e futbollit të Izraelit mbërrin në Kosovë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e futbollit të Izraelit mbërrin në Kosovë

TE FUNDIT

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com