Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me deklaratën e fundit të Partisë Demokratike, në të cilën thuhej se do filmohet çdo polic që kërcënon qytetarët për të mos marrë pjesë në protestën e planifikuar për ditën e nesërme.
“#VajmedetPDThotë do filmojmë çdo polic në krye të detyrës sepse për vete e ka braktisur detyrën dhe u kërkon njerëzve të shkelin ligjin”- shkruan Rama.
Më herët Policia e Shtetit doli në një konferencë për shtyp, ku drejtori për rendin dhe sigurinë, Altin Qato i bëri thirrje qytetarëve të mos mbështesin protestën e opozitën duke i paralajmëruar ata së organizatorët do të përballen me ligjin.