Aktualitet

Do ekstradohet në Itali/ Flet nga arratia Alket Hatia: Më bënë kurban


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 22/11/21 |
Opi Nion

Alket Hatia, i njohur ndryshe si “Zot i drogës”, ka reaguar pas vendimit të ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, i cili firmosi lejen për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Hatia, ka thënë për gazetaren Klodiana Lala, se ky vendim është  turp për drejtësinë shqiptare.

Ai pohon më tej se kishte besim te institucionet, konkretisht te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa shton se me këtë vendim është bërë ‘kurban’.

“I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet”, thotë Hatia.

Ai është dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos.

Pas