Bota

“Do e ndihmojmë me armë Ukrainën”, Britania: Po bisedojmë me 25 shtete të tjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 26/02/22 |
Opi Nion

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey, tha se së bashku me 25 shtet të tjera do të ndihmojë me armë e municione Ukrainën.

Heappey tha se do të koordinohet me shtetet e tjera, por nuk dha detaje se si këto armë do të mbërrijnë në Ukrainë.

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar tha se Kremlini duhet të “reflektojë” mbi rezistencën e ashpër ukrainase.

Më tej ai theksoi se  ekzistonte  gjithashtu rreziku për sulme  më të ashpra ndaj Ukrainës. Heappey tha se Britania po vazhdon përpjekjet diplomatike  për të bindur vendet e tjera që të përjashtojnë Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Sëift.

“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar  por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.

Pas