Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey, tha se së bashku me 25 shtet të tjera do të ndihmojë me armë e municione Ukrainën.
Heappey tha se do të koordinohet me shtetet e tjera, por nuk dha detaje se si këto armë do të mbërrijnë në Ukrainë.
Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar tha se Kremlini duhet të “reflektojë” mbi rezistencën e ashpër ukrainase.
Më tej ai theksoi se ekzistonte gjithashtu rreziku për sulme më të ashpra ndaj Ukrainës. Heappey tha se Britania po vazhdon përpjekjet diplomatike për të bindur vendet e tjera që të përjashtojnë Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Sëift.
“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.