Roland Bejko, kandidati PD që mban vulën për bashkinë e Tiranës thotë se edhe nëse humbet zgjedhjet e 14 majit, vula nuk do i dorëzohet Sali Berishës.
Në emisionin “Opinion”, Bejko thotë se Alibeaj edhe të tjerët do të vijojnë të ndërtojnë PD dhe ta mbajnë larg Berishë, i cili sipas tij, përçau partinë.
“Padiskutim po. Jo vetëm vulën, po ç’do lloj atributi, do marrim dhe selinë. Do marrim dhe selinë. Selia që nuk merret sot dhe ne jemi në rrugë, është sepse i ndihmon Edi Rama. Sepse janë të tre bashkë. Vendimi i gjykatës është i qartë. Ai e ka uzurpuar atë seli. Ajo sot nuk është parti, është pa emër pa vulë, ka një shumicë militantësh aktivë, por shumica e të djathëtës shqiptare është kundër Sali Berishës. Ne do të vijomë të ndërtojmë PD dhe nuk e dorëzojmë vulën dhe identitetin e PD te një non grata. Ne sot jemi të ndarë dhe të përçarë nga Sali Berisha. Basha iku se ishin dy faktorë sherri”,-tha Bejko./Opinion.al