Deputetët e opozitës kanë bllokuar Komisionin e Sigurisë ku do të diskutohej marrëveshja për refugjatët ilegalë, me Italinë.
Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili është nënkryetar i Komisionit, u ul në karrigen e kryetarit, Nasip Naço duke i zënë vendin.
Ata nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritej të diskutohej pakti i arritur mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kreut të qeverisë, Edi Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det në dy baza në Lezhë.