Kryesore

“Do digjej Kuvendi”, Meta: Le ta verifikojnë. Pse isha i qetë në Komision


               Publikuar në : 17:33 - 11/09/19 |
geliano fataj

Presidenti Ilir Meta i qëndron deklaratave të tij, të bëra në Komisionin Hetimor Parlamentar se në 8 qershor do digjej Kuvendi. Në konferencën për media, këtë të mërkurë kreu i shtetit shqiptar dhe se informacioni ishte i vërtetë dhe se ai vetë nuk ka gënjyer ndonjëherë. “Komisioni Hetimor mund ta verifikojë këtë informacion”, theksoi Meta.

Në Komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë. Kanë çuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, Presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka këtë informacion që t’ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh, kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. Ju them me bindje se në këtë dokument do t’i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Çdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet. Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR“, tha Meta më tej.

Presidenti ka treguar pse ishte i qetë në Komisionin Hetimor. I pyetur nga gazetarët nëse kjo tregon një ulje të toneve me mazhoracën, kreu i shtetit tha se ai është i qetë edhe kur artikulon me forcë.

Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme”./ Opinion.al

Pas