I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku pritet të dëshmojë për disa vrasje.
Konkretisht mësohet se Dumani do dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës. Këta persona akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, si edhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë që më parë, i penduari tjetër i drejtësisë, Klevis Alla , dëshmoi në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia, ku u shpreh se vrasjen e kreu Dumani me një tjetër person, ndërsa ai ka qenë vetëm shofer.
Për këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati.
Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë një furtunë arrestimesh dhe duke zbardhur një seri ngjarjesh kriminale në vend./Opinion.al