InstaBIZ

“Do bëja gjithçka për të”, Kim Kardashian mirënjohëse ndaj Paris Hilton


               Publikuar në : 20:06 - 18/08/19 |
xhu lia

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe këngëtarja Paris Hilton  janë prej vitesh mikesha shumë të ngushta. Shoqëria e tyre ka nisur shumë vite më parë dhe duket se vijon po aq e fortë sa dikur.

Në sezonin e ri të serialit “Keeping Up With The Kardashians” dëgjohet një bisedë mes Kim dhe motrës së saj Khloe, e cila i flet lidhur me pjesëmarrjen e Kimit në videoklipin e Hilton.

“Është e mrekullueshme kjo që po bën për të, pavarësisht se je e mbytyr në punë”. Ndërkohë Kim i përgjigjet se do të bënte gjithçka për të.

“Falë saj kam karrierën time dhe e di shumë mirë këtë gjë. Dua t’i qëndroj besnike njerëzve të mi”,-ka përfunduar ajo.

Ndonëse mes tyre ka patur disa keqkuptime, duket se vajzat ja kanë dalë t’i kalojnë dhe të ruajnë miqësinë e tyre si në fillesa./Opinion.al/

Pas