Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djemtë që u fiksuan pas Luana Vjollcës në vite, nga lulet e shtrenjta te propozimet për martesë

2017/04/15 at 12:20 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Çifti nuk fshihet më! I dashuri i Luana Vjollcës i bën komplimenta seksi në publik

Pasioni i çmendur i një fansi për moderatoren e “Top Channel” Luana Vjollca, që për pak mund të degjeneronte në një tragjedi, është shndërruar në historinë më të klikuar të këtyre ditëve në media, për faktin se si mund të kryqëzohen jeta e një vajze të famshme me një djalë të panjohur.


Personi që e admironte Luanën, por në një mënyrë të frikshme, të mërkurën u bë shkak i një incidenti të rëndë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku u përfshi edhe miku i zemrës së Luanës, Krenar Çoçaj. Ai është një 32-vjeçar nga Tepelena, quhet Besmir Lila, dhe është banues në Lundër, pranë një qendre tregtare në periferi të Tiranës. Djali prej shumë vitesh kishte jetuar në Britaninë e Madhe dhe flitet se arsyeja e kthimit të tij në Shqipëri nga Londra ishte pikërisht fiksimi që kishte për Luana Vjollcën.Djal-i-cmendur-per-LUanen-P
Gjatë deklarimeve që ka dhënë në Polici pas përplasjes fizike me Krenarin, Lila ka deklaruar se nuk ishte thjesht një fiksim, por ishte një pëlqim i sinqertë që ai kishte për Luanën dhe këmbëngulte që ta takonte, qoftë edhe thjesht për të pirë një kafe me të. Ai nuk ka shpjeguar arsyen se përse lëvizte nëpër Tiranë me një armë me vete.

I riu nga Tepelena kishte filluar prej kohësh të shfaqte pëlqimin që kishte ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Vazhdimisht postonte fotografi dhe video të Luanës dhe shpërndante edhe për miqtë çdo postim që ajo bënte në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa muajt e fundit, që nga dhjetori i vitit 2016 e deri tani, ai i shkruante mesazhe Luanës, kryesisht në Instagram. Mesazhet ishin kthyer në shqetësim për moderatoren 26-vjeçare, pasi ai i kishte hyrë seriozisht njohjes me Luanën, duke e kthyer në preokupimin e tij kryesor të jetës. Ai i kishte mësuar adresën e shtëpisë e të punës, e madje e priste vazhdimisht aty.Luana-2014-146442

Herë i shkruante se ndodhej poshtë shtëpisë së saj, duke e pyetur nëse mund të ngjitej lart e ta takonte e herë i shkruante se ndodhej pranë punës së saj pranë zyrave të “Top Channel” në Mëzez, ku po e priste deri sa ajo të mbaronte. Pas gjithë këtyre situatave, Besmir Lila i doli në rrugë Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi para dy ditësh, rreth orës 19:00, në Unazën e Re, pranë hotel “Roland”.

Fansi i çmendur i identifikuar nga policia si Besmir Lila, e ka përndjekur prezantuesen e njohur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj, Krenar Çoçajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës. Më pas, policia arrestoi 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër. Ndërkaq, mund të themi se ky ishte dhe rasti më ekstrem i serialit të djemve të fiksuar pas Luanës ndër vite.

IMG_3504

HISTORIA E PËRNDJEKJEVE NË VITE

Historitë që ka përjetuar Luana Vjollca nisin nga viti 2012, kur me anë të një interviste ekskluzive për gazetën “Panorama”, moderatorja e njohur rrëfeu se një djalë me inicialet O.Z., pedagog në një universitet privat, e përndiqte në atë kohë nëpërmjet email-eve apo duke i kapur njerëzit e afërt. Në atë peridhë Luana kishte bërë një ngritje të menjëhershme në karrierë, duke u ngjitur në skenën e “Pallatit të Kongreseve” si prezantuese e “Top Fest 9”.luana-me-lule-3_1449521939-

Luana rrëfeu për gazetën “Panorama” në vitin 2012 se pavarësisht faktit se personi në fjalë kishte 3 vite që e përndiqte, ajo nuk e kishte denoncuar në Polici duke respektuar atë çfarë ai mund të ndjente karshi saj, por pastaj erdhi një moment që situata u bë e padurueshme. Një fans tjetër i çmendur pas Luanës, që doli me fytyrë në media, ishte djali me emrin Enaldo.

Në vitin 2015 ai doli hapur me një pankartë, në të cilën i deklaronte hapur dashurinë Luanës. Në mbi 200 postime në Instagram pjesën më të madhe ia dedikonte Luanës me foto e fraza dashurie për të. Përveç mesazhit “Edhe 100 jeta ime!”, ai i lutej për një përgjigje. Marrëzia e tij kishte arritur deri aty sa emrin në Instagram e kishte bërë bashkim të emrit të tij me të Luanës. Ndërkohë nuk mungonin deklaratat publike, ku shkruante: “Luana Vjollca, je e imja”.

IMG_3503

Mes djemve të panjohur, por të çmendur pas Luanës, ishte dhe një djalë i quajtur Premtim Fetahu, i cili u vetëdeklarua në media se ishte ai që i dhuronte lule Luanës prej vitesh. Por ky nuk ishte rasti për t’u shqetësuar, pasi Luana i postonte vetë fotot me buqetat e luleve. E pas luleve, erdhën pikturat, dedikime po ashtu që i vinin Luanës nga fansat vazhdimisht.

Gjithsesi, ajo sa i takon jetës sentimentale është në momentin më të mirë, pasi është në një lidhje të konsoliduar me menaxherin e artistëve nga Prishtina, Krenar Çoçaj. Ishte pikërisht miku i saj Krenari ai që iu gjend afër në këtë situatë të vështirë, siç informuan dhe mediat. /Panorama/

Etiketa: djemteluana vjollcaperndjekje


Ju sugjerojmë

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Para
Shokon ish-futbollisti: Me Buffonin dhe Prandelin tymosnim pas ndeshjes

Shokon ish-futbollisti: Me Buffonin dhe Prandelin tymosnim pas ndeshjes

Fotolajm/ Zbulohet vajza, ja kush do e zëvendësojë Marinën në emision

Flet për herë të parë vajza që do të zëvendësojë Marina Vjollcën, tregon detajet

Vladimir Putin flet për herë të parë për vrasjen ambasadorit rus në Turqi

Rusia po shkërmoqet dhe Putin po dobësohet
















TE FUNDIT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
7 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane për atë që e cilësoi si një “pushtim” të emigrantëve...

Lexo më shumë

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
7 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
7 Qershor, 2026

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt...

Lexo më shumë

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
7 Qershor, 2026

12 persona janë qëlluar me armë në një festival komunitar në shtetin amerikan Ohaio, në atë që policia beson se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}