Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka denoncuar dhe një herë djegien e tonelatave të plehrave gjatë natës në Bashkinë Shijak.
Meta e cilësoi gjithë situatën një sulm kimik të kryeministrit Rama dhe bashkisë Shijak kundër banorëve të zonës përreth.
“Për të denoncuar dhe një herë sulmin kimik të Edi Ramës dhe të bandës së Rilindjes në Shijak kundër banorëve jo vetëm të Shijakut por dhe Ndroqit, Xhafzotaj, Romanatit, zonës së plazhit, Golemit, ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë.
Dje në 10 të mbrëmjes në mënyrë të qëllimshme janë djegur tonelata me plehra që kanë qenë të depozituar në hapësirën mes Romanatit etj. Kjo është bërë qëllimisht natën që gjatë natës të mos kishte shumë reagime, të mos kishte mundësi për mediat, politikanë të reagonin apo sensibilizoheshin, ndërkohë të gjithën banorët e Shijakut e dinë presionin që u bëhet të mos flasin për depozitime që bëhen pranë shtëpive të tyre dhe është e qartë si funksionon kompanitë e bashkive rilindase si është e qartë skema e inceneratorëve me në krye Ramën ku qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë taksa për pastrimin, por jo vetëm që nuk marrin sërbimin por helmin gratis nga shteti i tyre, nga qeveria, nga policia, nga drejtësia që nuk vepron. Sot nuk po i besoja pamjeve qe po me dergonin vetëm kur u mor vesh që po shkoja une u nisën dhe dyzjarrfikëse gjoja për të fikur zjarrin”, tha Meta.
Më tej ai soli në vëmendje reagimin e policisë së Shijakut, pas deklaratave të Metës, e cila tha se një person A.M., kishte djegur goma makinash.
“Edhe një bombë atomike të kishte rënë nuk do të kishte ndodhur ajo ndotje”-tha Meta.