Mbrëmjen e së dielës, makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andi Ymeri është djegur.
Në njoftimin e saj zyrtar policia bën me dije “se rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volkswagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.”
Policia e ka klasifikuar ngjarjen si zjarrëvënie të qëllimshme dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri tani dyshohet të kenë qenë dy persona të cilët i kanë vënë zjarrin makinës së prokurorit duke i hedhur benzinë. Identifikimi i tyre është i vështirë pasi kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.
Gjyqtari Ymeri mësohet se është marrë në pyetje por ka mohuar të ketë patur konflikte për shkak të detyrës që do të çonin në djegien e makinës së tij në formë kërrcënimi. /Opinion.al