Të shumtë në numër familjarët e Mateos, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani ndodhen sot para gjykatës ndërsa pak minuta më herët kanë hyrë me forcë në këtë institucion.
Të pranishëm janë edhe nëna dhe babai i të miturit. I prekur i ati i viktimës kërkon drejtësi. “Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai.”. kështu deklaron ai nga ambientet e gjykatës së Fierit.
Ndërkohë nga momenti në moment pritet të vijë në ambientet e gjykatës ku do të përballet me trupin gjykues Klodian Çalamani, për të cilin do të jepet masa e sigurisë./Opinion.al