Life Style

Djali që ka pasion makeup-in


               Publikuar në : 21:04 - 15/05/19 |
geliano fataj

Jemi mësuar që në industrinë e make up-it të udhëhiqemi nga vajzat dhe gratë e njohura, por harrojmë se më kreativët janë meshkujt. Artistët e make up-it nëpër botë janë meshkuj dhe po bëjnë çudira.

Po ky trend është përqafuar dhe nga shqiptarët. Një ndër ta është dhe 22-vjeçari nga Tirana, Dario Doka, ku pasionin e tij për make up-in dëshiron ta kthejë në profesion.

Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi se ka pasur pasion pikturën dhe këtë pasion e ka kthyer në grim, të cilin prej një viti e aplikon në fytyrën e tij.

“Është hera e parë që dal i grimuar, nuk është se kam turp ta bëj, por nuk është në tipin tim. Unë e bëj këtë vetëm për punë, nuk më pëlqen të jem me grim gjatë ditës”, tha Dario Doka/ Burimi: Tv Klan

Pas