Kronikë

Djali në kërkim për masakrën e Lushnjes, babai i Laert Haxhisë: Prokurorja bën presione



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 02/11/22 |
Opi Nion

Qamil Haxhiu, babai i Leart Haxhiut, një prej të akuzuarve për ngjarjen e vitit 2017 në Lushnje ka dhënë një prononcim për mediat ditën e sotme, jashtë dyerve të gjykatës.

I ati ka mohuar sërish akuzat që rëndojnë mbi të birin, ndërsa thotë se Learti nuk ka qenë në Shqipëri ditën kur ka ndodhur ngjarja. Sipas tij kjo mund të vërtetohet dhe në sistemin TIMS.

I pyetur nga gazetarët se ku ndodhej Learti, i ati u përgjigj duke thënë se nuk e dinte vendodhjen e tij. Ndër të tjera, babai i Leartit akuzoi prokuroren e çështjes se i ka bërë presion dëshmitarëve në sallë të gjyqit.

“Kujt do t’i dorëzohet kësaj drejtësie që është e korruptuar? Djali im, shikoje tek sistemi TIMS, ka qenë jashtë shtetit nuk ka qenë në Shqipëri (ditën kur ndodhi ngjarja). Aktualisht nuk e di ku është. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me dy personat (viktimat). Ka filluar një proces me hipotezë. Nuk ka ngjarje aktuale që djali im të jetë me figurë. Prokuroria ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Kanë ndryshuar thënie dëshmitarët, a mund të merren 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh versioni i parë. Prokurorja e çështjes ka arritur deri aty sa i ka bërë presion dëshmitarit të sallë të gjyqit. Ça mund të pres unë nga kjo prokurore. Po na kthejnë në një vëllavrasje, në zhdukje. Nuk pranon hapjen e asnjë kamere”, tha Qamil Haxhiu.

Kujtojmë se Leart Haxhiu së bashku me Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin akuzohen për ngjarjen e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa objektivi i atentatit Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares shpëtoi.

Në pranga kanë rënë Bilbili dhe Kaloshi, ndërsa është në kërkim Leart Haxhiu./Opinion.al

Pas