Një moment shumë i veçantë u rrëfye sot në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Djali i piktorit të ndjerë Sali Shijaku, Orges Shijaku, ndau një çast special me babain e tij, një shenjë përjetësie. Një yll i dukshëm nga planeti ynë për të simbolizuar lidhjen mes tyre.
Katerina Trungu: Yllin që keni blerë, bëhet fjalë, ju keni blerë një yll të dy bashkë në shenjë përjetësie, është kështu?
Orges Shijaku: Po, është e vërtetë.
Katerina Trungu: Ishte vendim i përbashkët?
Orges Shijaku: Ishte një vendim i përbashkët që të merrnim një yll. Ajo është në mënyrën si të thuash, simbolike, por arritëm që të diskutonim me disa persona që i kemi tanët dhe vendosëm të dy që të blinim një yll, në atë modestinë tonë sepse mund të blija edhe komplet konstelacionin e yjeve, por ne menduam të kishim vetëm një që mos ta ekzagjeronim, të merrnim vetëm një yll që t’i vendosnim emrin tonë të përbashkët Orges Sali Shijaku. U bë blerja e një ylli ku ky yll është i dukshëm nga planeti ynë.
Katerina Trungu: Sa e bukur! E dinit ju, profesor?
Zamir Mati:Jo, për herë të parë po e dëgjoj. Sali Shijaku ishte yll vetë kështu që e meritonte patjetër emrin e një ylli në një nga konstelacionet e qiellit të universit./tvklan.al