Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali i nguli thikën, babai fjalë prekëse nga spitali edhe për nusen

2018/06/22 at 6:46 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Djali i nguli thikën, babai fjalë prekëse nga spitali edhe për nusen

Destan Neziri, 75- vjeçari që së bashku me bashkëshorten e tij u sulmuan me thikë barbarisht nga djali i tyre 28- vjeçar, thotë se do ta falë të birin për atë që bëri. Edhe vëllai i autorit, Fisnik Neziri, shprehet se gjithçka mund të ketë ardhur nga një gjendje depresive, pasi marrëdhënia e tyre në familje nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.


Destan dhe Hasije Neziri tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje pak më të rëndë ndodhet 65- vjeçarja. Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”, Destani shprehet se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe ka qenë nusja e djalit ajo që është përpjekur të ndalte sulmin e ashpër të 28-vjeçarit.

“Ishin duke parë një ndeshje futbolli dhe u bë një gol kur ndodhi ngjarja. Nuk arrita të kuptoj pse nisi të debatonte me nënën e tij. Nuk e vura re, se thashë debate të përhershme mes djalit dhe nënës. Kur papritur pashë që kishte marrë thikën dhe e qëlloi disa herë nënën e tij. Më pas tentova të ndërhyja unë për ta ndalur. Ai më sulmoi edhe mua. Ishte shumë i nxehur dhe nuk dinte çfarë po bënte, por për fatin tonë të mirë ndërhyri nusja, e fejuara e Hajriut, dhe me shumë guxim arriti ta ndalte. Ngelëm të plagosur, por për fat të mirë na solli në spital një nga komshinjtë tanë, që e falënderojmë jashtë mase”, tha Destani, i cili ndodhej i shtruar në repartin e Kirurgjisë, ndërsa shtoi se,

“Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe. Kur të shërohemi, së bashku me gruan do e shikojmë djalin”.

Bashkëshortja e tij pritet të dalë të premten nga reanimacioni, ku gjendet që prej mesditës së të mërkurës, kur u qëllua gjashtë herë me thikë nga djali i saj. Krahas mjekëve, çifti Neziraj qëndron nën shoqërinë e fëmijëve të tjerë.

Djali i madh, Fisniku, thotë se nuk e ka kuptuar akoma se çfarë e shtyu vëllanë e tij Hajriun që të sulmonte prindërit me thikë.

“Isha në punë në Tiranë, erdhën të dy, vëllai dhe nusja e tij. I pyeta çfarë kishin, por asnjëri nuk tha asnjë fjalë. Vëllai kishte një të çarë në pëllëmbë të dorës dhe i thashë eja të të çoj në spital. E çova te Trauma për mjekim. As nusja e as ai nuk më thanë gjë. Kuptova se diçka kishte ngjarë në shtëpi me prindërit. Ia lashë një polici që gjendej te spitali, i thashë lajmëro Policinë që të vijë t’i marrë se këta diçka e kanë bërë”, u shpreh Fisnik Neziri, i cili tregon se së bashku me Hajriun ka punuar për gati 5 vjet në të njëjtën firmë private.

Më pas Hajriu e la punën dhe gjendej i papunë, tregon ai. Mirëpo, ndryshe nga babai i plagosur dhe vëllai i tij, vetë autori i ngjarjes ka pohuar në Polici se kishte konflikte me familjarët e tij, të cilët e ngacmonin për faktin se ishte i papunë dhe për lidhjen me vajzën nga Puka.

“Kemi pasur konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari, mollë sherri mes nesh ishte bërë fakti që unë isha i papunë dhe mbahesha me të ardhurat që prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Së dyti, është bërë shkas edhe fakti që ata nuk pranonin të fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Kur po shikonim ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut, nisa të grindesha me nënën time fillimisht. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thikë. Ndërkohë u afrua edhe babai, të cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shumë për këtë veprim fatal”, deklaroi autori i ngjarjes për Policinë.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: babai fjale prekesedjali i nguli thikennusja


Ju sugjerojmë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

28 Janar, 2026 9:07 am
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas
Kronikë

Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas

27 Janar, 2026 8:59 am
Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë
Kronikë

Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë

27 Janar, 2026 8:57 am
Para
Rëndësia e seksit/ Femrat e kanë të vështirë të harrojnë këtë lloj mashkulli

Mos i humbisni! Këto duhet ti dini për partnerët tuaj në shtrat

Nigeria mposht Islandën

Nigeria mposht Islandën

Mesazhi ofendues/ Si e justifikoi Donald Trump xhaketën e Melanisë

Mesazhi ofendues/ Si e justifikoi Donald Trump xhaketën e Melanisë
















TE FUNDIT

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
29 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com