Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali i ministrit kontrabandë ilaçesh në Itali,Noka:Bledi Çuçi të japë dorëheqjen

2022/06/18 at 12:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Djali i ministrit kontrabandë ilaçesh në Itali,Noka:Bledi Çuçi të japë dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për shtyp ka denoncuar edhe një herë faktin e arrestimit të djalit të ministrit Bledi Çuçi në Itali për kontrabandë ilaçesh.


Gjatë deklaratës Noka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pasi thotë se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë Covid-19.

Denoncimi u bë dje për herë të parë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha se Endi Çuçi dhe disa persona të tjerë janë marrë në hetim për kontrabandë ilaçesh si dhe pretendohet se pacientë shqiptare merrnin karta shëndeti të falsifikuara në Itali gjatë pandemisë.

Ish-kryeministri e bëri denoncimin në rrjetin e tij social “Facebook”, ku publikoi edhe disa dokumente që ia ka dërguar një qytetar digjital nga autoritet gjyqësore italiane.

“Sot jam këtu, për të denoncuar para qytetarëve shqiptarë, një tjetër skandal të rëndë ku është përfshirë djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, skandal që prej kohësh i është fshehur qëllimisht opinionit publik.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vazhdon të qendrojë në detyrë, pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë COVID 19.

Dhe akoma më keq!

Edi Rama njësoj siç mbrojti Saimir Tahirin të përfshirë në trafik droge, njësoj siç mbrojti Fatmir Xhafën për të vëllanë trafikant droge, njësoj siç mbrojti kryebashkiakë e deputetë – trafikantë e shkelës të tjerë të ligjit, po bën gjithçka për të mbajtur të fshehur skandalin e përfshirjes së djalit të Bledi Çuçit në një aferë kriminale trafiku në Itali dhe ta mbajë atë Ministër të Brendshëm.

Nëse në Shqipëri do kishte shtet me demokraci funksionale dhe jo regjim, Bledi Çuçi edhe nëse s’do të jepte dorëheqjen, do duhet të ishte shkarkuar menjëherë.

Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit në skemën e trafikut, të zbuluar nga autoritetet ligjzbatuese italiane, por heshtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rënda.

Është fakt se djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë ka kaluar kufirin me dokumenta ta falsifikuara

Është fakt se djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë e ka kaluar kufirin me Italinë në mënyrë të paligjshme me qëllim transportin e ilaçeve, pjesë e skemës së abuzimit prej 600 mijë eurosh.

Është fakt se të dyja këto janë pjesë e akuzës ndaj djalit të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, siç pohohet edhe në hetimet paraprake të Prokurorisë së Milanos.

Kështu:

Në faqen 4 të hetimeve, Endi Çuçi është i pari në listën e personave që kanë mashtruar me falsifikimin e dokumentave mjekësore për të hyrë në mënyë të paligjshme në Itali dhe për të mashtruar sistemin shëmdetësor Italian;

Në faqen 9 të hetimeve paraprake, djali i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë përmendet në cilësinë e personit që ka transportuar ilaçet në Shqipëri për llogari të kreut të skemës kriminale. Mbi djalin e Bledi Çuçit bie akuza e “përdorimit të parave, mallrave ose përfitimeve të tjera që rrjedhin nga një krim; në veprimtari ekonomike ose financiare” sipas nenit 648 të Kodit Penal të Republikës së Italisë. Kjo vepër dënohet nga gjobë deri 25 mijë euro deri në 12 vjet burg;

Djali i Ministrit të Brendshëm përmendet edhe në pjesë të tjera të fashikullit hetimor, ku është konsoliduar idea e hetuesve për rolin e tij të transportuesit të ilaçeve në mënyrë të paligjshme.

Këto fakte të pamohueshme të implikimit si transportues të Endi Çuçit në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të ilaçeve duhet të kishin sjellë sot dorëheqjen e babait të tij Ministër i Brendshëm.

Së pari, Endi Çuçi. Ai ka patur imunitet të plotë nga policia shqiptare si djali i Ministrit të Brendshëm kur ka kaluar kufirin shqiptar me letra të fallsifikuara sikur do të shkonte në Itali për kurim. Vetëm për kaq Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi politike dhe morale.

Së dyti, Endi Çuçi trafikun ilaçeve të trafikuara në mënyrë të paligjshme e ka bërë i qetë nga ana e shqiptare e kufirit, përsa kohë babai i tij ishte shefi i madh i policëve.

Edhe për këtë, Bledi Çuçi mban përgjegjësi politike dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Çdo ditë që Ministri i Brendshëm qëndron në detyrë është një imazh i keq për Shqipërinë!

Shqipëria ka vuajtur mjaft nga titujt e mediave të huaja për ministra të brendshëm të qeverisë së Edi Ramës, që kanë ndihmuar drejtpërdrejt trafikantët e drogës ose kanë mbuluar veprat kriminale të vëllezërve trafikantë droge.

Bledi Çuçit i takon të tregohet më i përgjegjshëm se paraardhësit e tij! Dorëheqja është më e pakta që mund të bëjë për të mos ia nxirë edhe më shumë faqen vendit”,-tha  Noka në deklaratën e tij.



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Apartamente, truall dhe palestër, kush është trafikanti që iu sekuestrua pasuria

Emrat/Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, arrestohen 3 autorët e dyshuar të krimit

“Po” Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim

"Po" Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim

E mbytën dhe e hodhën në rezervuar 26-vjeçarin,shkak i krimit lidhja me një vajzë

E mbytën dhe e hodhën në rezervuar 26-vjeçarin,shkak i krimit lidhja me një vajzë
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com